Trendy

Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven

Para 1 vit

Pasi Feyenoordi befaosi Milanin mbrëmë, këtë gjë e bëri kampion i Eredivisie sonte ndaj Zonjës së Vjetër.

PSV Eindhoven e ka eliminuar Juventusin për të kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ata triumfuan me rezultat total prej 4:3 nga dy ndeshjet, dhe u deshën shtesat që ta vendosin fituesin/

PSV-ja kaloi në epërsi në minutën e 53-të përmes Ivan Perishiqit, ndërkaq Juve barazoi dhjetë minuta më vonë përmes Timothy Ëeah.

Ismael Saibari shënoi për 2:1 në minutën e 75-të për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.

Ishte qendërmbrojtësi Ryan Flamingoi ai që ia dha goditjen përfundimtare Juves në minutën e 98-të të takimit, duke ia siguruar klubit të tij kalimin tutje.

Trending