Ish deputeti, Bekim Fazliu në rrjetin social ka reaguar ndaj Goran Minçev i cili sot deklaratën e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti për punësimin e 750 shqiptarëve nga gjithsej 1500 me vendime pune e quajti përallë të “Lizës në Botën e Çudirave”.
Ja statusi i plotë i Bekim Fazliut:
“Fati i punësimeve të shqiptarëve nuk guxon të lihet në dorë të një DELEDASHI të “ZNAM”-it. DELEDASHI duhet ta kuptojë se qeveria dhe vendimmarrja janë po aq të rëndësishme për të, sa edhe përfaqësuesit shqiptarë në qeveri. 🔘Mendësisë së vjetër të deledashëve dhe shokëve të tyre, i ka kaluar koha. VLEN-i është në Qeveri si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, me mbështetje nga vota e shqiptarëve, koalicioni aktual qeverisës ka përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së, madje (edhe pse atyre të tjerëve ju vjen inat), edhe mbështetjen vëllazërore të qeverive të Kosovës e Turqisë. Më fort se kaq, nuk ka ku shkon!
🔘Jepini, veproni fuqishëm mbështetur në forcën që ua ka dhënë populli, mos kini dert për deledashët që kuisin herë pas here. Mos u shqetësoni as për këta Dellçevistët që ka një vit që nuk e ndalin vajin para dyerve të Qeverisë, se këta akoma nuk e kanë mësuar që kur rri para dyerve, të ze “PROMAJA” . Mos harxhoni energji me ta. Jo tani! Energjinë harxhojeni që të imponoheni fuqishëm si autoritete në institucionet që drejtoni.
🔘 Koha e rehatimit me kolltuqet mbaroi! Nuk ka më arsyetime si ata më herët se “nuk na merr njeri në dorë”, e të vazhdoni të rehatoni të pasmet.
🔘Dosta, nëse nuk ju marrin as ju në dorë, çohuni, ikni që aty. Pastaj e shohim a do mundet dikush t’ju lexojë në pikë të ditës përrallën e Lizës në Botën e Çudirave. Tregojuni se jeni rritur me rrëfimet për Isa Boletinin e Azem Bejtën e jo me Kësulëkuqen që e ha ujku.
🔘Ju duhet të luftoni fort dhe të tregoni rezultate e pastaj të shikoni me krenari a do mundet ndonjë deledash tjetër ta ngrejë zërin me tone devalvimi etnik.
🔘Pak ma fort a!” – ka shkruar Fazliu. /tetova1/