Po rrezikojnë jetën duke kaluar lumin mbi këtë urë të lëkundshme, ku dërrasat janë thuajse të kalbura dhe plot vrima.
“Kjo urë që gjendet pas meje në gjendje të shkatërruar e lidhë fshatin Llokë të Komunës Sarajit së bashku me Gjorçe Petrovin. Banorët ankohen se fëmijët duhet të kalojnë çdo ditë në këtë urë që të shkojnë në shkollë. Ata thonë se rrezikohet edhe jeta e tyre”.
Një banor i këtij fshati rrëfeu se si nga kjo urë para një viti ka rënë një person duke pësuar lëndime të rënda.
-Para një viti ndodhi një rast që ra një person prej kësaj ure dhe pati lëndime të rënda. Institucionet kanë premtuar shumë. Secili person që ka hyrë në qeveri ka premtuar se do ta realizojë ndërtimin e kësaj ure, mirëpo ajo ishte sa për të marrë votat tona.
Ata kërkojnë që të ndërtohet urë jo vetëm për këmbësor, por edhe për automobila.