Qytetarë të shumtë dhe figura nga arti kultura e muzika po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Pjesë e kësaj ceremonie u pa të jetë edhe Unikkatili, i cili dy ditë më parë shkroi edhe një dedikim prekës për vëllain e tij të ndjerë.
Kujtojmë se sipas raportimeve zyrtar të Policisë së Kosovës u tha se ngjarja kishte ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë dhe se Mentor Palokaj u gjet pa shenja jete.