Lajme

Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij

March 11, 2025, 09:03

Deputetja e Koalicionit qeverisës VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj një provokimi seksist nga Valon Haskaj, bashkëpunëtor i Bujar Osmanit dhe i punësuar nga BDI-ja në Ministrinë për Çështje Evropiane.
Këtë sjellje të Haskajt ajo e ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale duke bërë thirrje për respekt dhe dinjitet ndaj grave në hapësirën publike.

Në reagimin e saj, deputetja ka theksuar se ndonëse njerëzimi sot aspiron shëtitjet në Mars, ajo ende përballet me sulme të ulëta personale. Ajo ka shprehur krenarinë për karrierën e saj artistike, duke theksuar se të qenit artist është një dhuratë e veçantë nga Zoti.

Duke iu referuar një videoje të publikuar nga Haskaj, Stafai ka zbuluar se ajo është xhiruar gjatë kohës kur ajo po trajtohej nga kanceri dhe se flokët e saj në atë video janë parukë. Me këtë, ajo ka dëshmuar forcën dhe vendosmërinë e saj përballë sfidave të jetës, duke theksuar se sulmet e tilla nuk do ta ndalin.

“Tipa si ky Valoni dhe ai Valoni tjetër që zgërdhihet poshtë te reagimet, përkundrazi, nuk më zbrapsin. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë këtë lloj dhune ndaj askujt!”, ka theksuar deputetja.

Në fund të reagimit, Stafai ka dhënë një mesazh inkurajues për gratë që të ecin përpara pa u ndikuar nga sulmet seksiste, ndërsa ka kritikuar sjelljen e Haskajt, duke thënë se kolegët e tij në punë, bashkëshortja dhe fëmijët e tij duhet të ndihen të turpëruar për veprimet e tij.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_8660
Banka Popullore: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro
IMG_8657
Mickoski thotë se me skandalin e mazutit të dëmshëm është rrezikuar jeta e qytetarëve
IMG_8651
Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale
IMG_8650
Fatmir Limani nuk e mori vizën për në Amerikë! Kasami nuk e komenton, thotë se është çështje politike
IMG_8646
Kaba: Për 8 muaj, Dogana e Maqedonisë ka grumbulluar mbi 1 miliard euro
IMG_8042
Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat