Maqedoni

VLEN: BDI të vret natën, e të qan ditën!

March 12, 2025, 10:03

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se “anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar, janë vetëm një e shkuar e errët, të lënë të qajnë për veprat e tyre”.

Nga VLEN thonë se të njëjtët për të cilët po qan BDI-ja, e mbajtën peng drejtësinë, emëruan kuadro partiake dhe heshtën derisa shqiptarët u përjashtuan me parimin ogurzi “Me një prokuror më pak shqiptar nuk shkohet në xhenet””.

“Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%! Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi!”.

“Ndërkohë, MPB ka zbuluar se klani i Ali Ahmetit, në ortakllëk me njerëzit e Gruevskit dhe Mijallkovit, ka pompuar 10 miliardë denarë përmes mafias së naftës! Mazut dhe vaj toksik që ata fusnin në treg duke helmuar qytetarët, ndërsa paratë e pista i ndanë mes tyre! Dhe tani, kur fundi po u vjen, shpikin kërcënime për krizë politike dhe bojkot! Por kush qëndron pas këtij plani? Gruevski dhe Mijalkov – aleatët e vjetër të BDI-së? E gjithë kjo piskamë për “deshqiptarizim” është thjesht një perde tymi për të shpëtuar kokën nga drejtësia që po troket!”, thonë nga VLEN

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_2742
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
IMG_8686
Tetovarja shkakton aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes
IMG_8684
Mexhiti: Menaxhimi ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake Saubermaher, model për të gjitha komunat
IMG_8639
Imërlije Saliu: Pa përfshirjen e pjestarëve të UÇK-së, ligji i branitellave nuk kalon
IMG_8679
Mickoski: BDI-së nuk i intereson gjuha, por fshehja e krimit
IMG_8672
Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se për Ramazan është vjedhur në Xhaminë e “Mustafë Pasha” në Shkup