Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka refuzuar të komentojë refuzimin që SHBA-të i kanë bërë kërkesës së ministrit Fatmir Limani për vizë, përcjell TV21. Kasami tha se kjo është çështje politike, për të cilën nuk dëshiron të flasë gjatë ditës së sotme.
G: Fatmir Limanit nuk iu dha viza për në Amerikë, si e komentoni këtë dhe a do të vazhdojë të mbetet ministër? “Sot jemi në një ngjarje shumë më të mirë për Tetovën, është çështje politike, do të kemi raste të tjera për këto komente, unë nuk do të kisha dashur që të…Nuk jemi në komunë por nuk kisha dashur të jap komente të tilla, do të kemi mundësi raste të tjera, nëse duhet e mbajmë një pres konferencë të veçantë”, tha Kasami.