Maqedoni

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

March 13, 2025, 11:03

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot ishte nikoqir i delegacionit diplomatik nga Turqia në kuadër të takimit për shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian. Në fjalën e tij, ministri Murtezani theksoi se bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut, posaçërisht në drejtim të përforcimit institucional, harmonizimit me standardet evropiane dhe përmirësimit të kapaciteteve për menaxhimin e fondeve evropiane.
“Ky takim është dëshmi për marrëdhëniet e mira dhe të qëndrueshme mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Siç theksova edhe gjatë vizitës sime të fundit në Ankara, partneriteti ynë është i rrënjosur thellë në histori, por njëkohësisht është i kahësuar drejt të ardhmes, të ndërtuar mbi aspiratat dhe qëllimet e përbashkëta. Diskutimet e sotme janë një hap më shumë drejtë mësimit të përvojave të ndërsjella”, theksoi Murtezani.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, takimi u fokusua në disa tema dhe panele kyçe, ku përfaqësuesit nga të dy delegacionet ndanë njohuritë dhe ekspertizën e tyre. Në panelin e parë, pala turke prezantoi përvojat e tyre nga procesi i aderimit, me fokus të veçantë në strukturën institucionale, mekanizmat e negociatave dhe sfidat kryesore që i kanë tejkaluar ndër vite. Ekspertët nga Ministria për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, folën për statusin aktual të integrimit evropian të vendit dhe prioritetet që pasojnë në periudhën e ardhshme.

“Në kuadër të panelit të dytë u diskutua për përgatitjen e versionit nacional të ligjit të BE-së, ku ekspertët nga të dyja palët i prezantuan strukturat e tyre organizative, procedurat e përkthimit dhe koordinimit, revizionin ligjor dhe profesional të akteve të përkthyera, si dhe krijimin e bazave terminologjike, të cilat janë kyçe për transpozimin e saktë dhe të transmetimit konsistent të ligjit të Bashkimit Evropian në sistemin ligjor nacional”.

“Paneli i tretë iu kushtua bashkëpunimit financiar me BE-në dhe shfrytëzimit të IPA fondeve. Pala maqedonase dhe turke prezantuan përvojat e tyre në programimin, zbatimin dhe monitorimin e fondeve evropiane, me theks të veçantë në mekanizmat për menaxhim efikas të mjeteve dhe sigurimin e shfrytëzimit maksimal të tyre”.

“Paneli i fundit u fokusua në bashkëpunimin ndërkufitar dhe rajonal, ku u shqyrtuan mundësitë për projekte të përbashkëta në kuadër të programeve evropiane. Të dyja palët theksuan rëndësinë e nismave të tilla për nxitjen e zhvillimit ekonomik, ndërlidhjes infrastrukturore dhe ndërtimit të marrëdhënieve më të fuqishme mes institucioneve”, thuhet në njoftim.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh
IMG_8930
Ngecin “Branitellat”, “zhbllokohet” komisioni për politikë sociale