Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi: Thirrja për bojkot është frikë nga humbja

March 14, 2025, 11:03

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një video deklaratë ka komentuar thirrjet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga ana e BDI-së.

Midis tjerash, Ibrahimi thekson se është në dobi të demokracisë që në BDI të ndodh reformimi sa më i shpejtë.

Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, thekson Ibrahimi, Ahmeti duhet të largohet dhe t`i hapë rrugë një partie të reformuar.

“Deklaratat e kreut të BDI-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale kanë të bëjnë vetëm me faktin se ai e di që për herë të parë nuk do të mund t’i manipulojë zgjedhjet. Nuk mund të blejë më vota dhe nuk mund t’i kërcënojë më qytetarët. Ndërsa pa këto mjete ai nuk dëshiron të hyjë fare në garë zgjedhore, sepse e di që ashtu e pret humbja.

Në fakt, një BDI e re, pa njollat e së kaluarës, është e mirëpritur në këtë garë zgjedhore. Sa më shpejt të ndodhë ky reformim, aq më mirë për demokracinë dhe për shqiptarët, por edhe për vetë BDI-në. Nuk ka demokraci të vërtetë pa garë të ndershme dhe nuk ka garë të ndershme me Ali Ahmetin në krye të BDI-së.

BDI-ja e deritanishme, e korruptuar dhe e lidhur me të kaluarën e errët, është e paqëndrueshme. E ardhmja e saj nuk mund të mbetet peng i një njeriu të vetëm. Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, Ahmeti duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një partie të reformuar, që e respekton procesin demokratik dhe garon me besueshmëri”, deklaroi Ibrahimi.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh
IMG_8930
Ngecin “Branitellat”, “zhbllokohet” komisioni për politikë sociale