Trendy

Kasami shpërndanë aktvendime për legalizime të pronave dhe shtëpive të tetovarëve

Para 1 vit

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka shpërndarë aktvendime që kanë të bëjnë me procesin e legalizimeve të pronave të qytetarëve.

“Sot në Komunën e Tetovës, për qytetarët shpërndava aktvendime që kanë të bëjnë me procesin e legalizimeve. Ky proces po ecën përpara, duke sjellë një zgjidhje të shumëpritur për qytetarët që presin prej vitesh. Ndarja e aktvendimeve është një tjetër hap i rëndësishëm që u mundëson familjeve të ndihen më të sigurta dhe të qeta në shtëpitë e tyre.
Do të punojmë me përgjegjësi për të garantuar të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, duke krijuar kushte më të mira dhe një të ardhme më të sigurt.
Ne jemi të përkushtuar që procesi të përmbyllet me sukses!”, ka nënvizuar Kasami. (INA)

Trending