Nga një biznes familjar i krijuar nga tre vëllezërit Naim, Bujar dhe Lumni Berisha , Berisha Group sot është një histori e gjallë suksesi që dëshmon se çdo arritje e madhe është e mundur me punë të palodhshme, angazhim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha, me mirëkuptim dhe konsideratë për fjalën e tjetrit.
Ky biznes është një shembull i fortë i vlerave që një familje mund të rrisë në një mjedis pune, ku bashkëpunimi dhe respekti janë baza e çdo hapësire dhe projekti të suksesshëm.Me përkushtim dhe besim të palëkundur, vëllezërit Berisha kanë arritur të krijojnë një kompani që jo vetëm ka ndikuar pozitivisht në tregun e ndërtimit në Kosovë por ka ndërtuar gjithashtu një reputacion të fortë dhe të besueshëm për cilësinë dhe profesionalizmin e shërbimeve që ofron.
Sot, Berisha Group është një nga korporatat më të mëdha në industrinë e ndërtimit, e cila operon në 6 qytete të Kosovës, me 7 divizione dhe me mbi 300 punonjës të angazhuar.Puna e palodhshme dhe angazhimi i vazhdueshëm për cilësi dhe profesionalizëm, kanë mundësuar që Berisha Group të jetë një partner i besueshëm për klientët në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tyre për shtëpinë ideale.
Me një histori të pasur suksesi dhe një reputacion të fortë, Berisha Group vazhdon të ofrojë zgjidhje inovative dhe shërbime të cilësisë së lartë.