Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka falënderuar Belgjikën dhe Ministrin e Jashtëm, Maxime Prévot, për mbështetjen e tyre pas tragjedisë së rëndë në Koçan. Në një deklaratë, Fetai bëri të ditur se Belgjika ka dërguar menjëherë ekipet e B-FAST me personel mjekësor për të ndihmuar në terren.
“Sot, kam zhvilluar një shkëmbim me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, i cili ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij pas tragjedisë së rëndë në Koçan. Tragjedia në Koçan na ka treguar qartë se sistemi ynë ka nevojë për reforma urgjente. Kjo do të jetë në fokusin tonë në mbledhjen e sotme të Qeverisë”, ka deklaruar Fetai.
Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që po ndihmojnë në përballimin e kësaj situate të vështirë.