Lajme

Snopçe: Ja kush është e përbashkëta e të gjitha fatkeqësive të fundit në Maqedoni

March 18, 2025, 09:03

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në një intervistë për MCN-TV, ka deklaruar se emëruesi i përbashkët i aksidenteve me Besa Transin, spitalin modular dhe rasti i fundit në Koçan, është paaftësia në menaxhim, korrupsioni i nivelit të lartë dhe mosfunksionimi i sistemit.

Në të kaluarën, siç tha Snopçe, jemi marrë me imazhin. Derisa shtoi se neve na duhet një riparim të sistemit.

“Në një shtet ku mbizotëron korrupsioni, instancat janë inekzistente. Nëse instancat janë inekzistente ato nuk kontribuojnë në interesin publik. Përgjegjësinë kryesore për tragjedinë e ka sistemi i trashëguar korruptues nga ish-pushtetet, por nuk mund të amnistohen edhe përgjegjësit të pushtetit aktual të cilët kanë pas obligim të ndërmarrin masa aq sa kanë mundur dhe jo vetëm të konstatojnë. Ne konstatojmë pa mos ndërmarrë hapa konkret. Si pasojë shembet edhe gjithë sistemi dhe kemi tragjedi të këtyre përmasave. Faktori njeri është faktori kryesor. Në Kroaci kishte një raport ku thuhet se gjasat janë minimale që atje të ndodh fatkeqësi të kësaj natyre. Pse? Sepse atje janë ndërmarrë masat e nevojshme nga ana e sistemit. Pra, sistemi është funksional. Nëse në zinxhirin e vendimmarrjes vijnë njerëz të korruptuar, atëherë humbim të gjithë dhe na ndodhin raste të tilla”, tha Snopçe.

Sipas Snopçes, tani mbetet vetëm me hapa të vendosur, pa kalkulime të meren masat e nevojshme për të hetuar rastin.

“Vetëm me një hetim transparent dhe objektiv mund ta zbusim mllefin e qytetarëve. Qytetarët sa më shpejt duhet të binden se do të ketë epilog. Pra, të gjithë që janë fajtorë, edhe prej ish pushtetit, por edhe nga pushteti aktual duhet të përgjigjen dhe të ndëshkohen nëse konstatohet fajësia”, shtoi në fund deputeti Snopçe.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_9539
Mexhiti: Si zëvendëskryeministër premtoj se tragjedia në Koçan nuk do të kalojë pa drejtësi!
IMG_9537
Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në burgun e Idrizovës
IMG_9535
Kush është shqiptari i akuzuar për krime lufte në Kosovë që mbronte Millosheviçin në Hagë e akuzonte UÇK-në dhe NATO-n?
IMG_9533
Mbyllen 3 diskoteka që kishin licencë por nuk i plotësonin kushtet teknike, po kryhen kontrolle edhe në 9 të tjera
IMG_5849
Shefa e zyrtarë të policisë, arrestohen edhe 7 persona të tjerë pas ngjarjes në Koçan
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100
32-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Kumanovës, drejtori Trajanovski: Ky është spital, këtu njerëzit lindin edhe vdesin!