Lajme

Yllka Bekteshi reagon pas ndalimit të bashkëshortit: Kreshniku nuk është fajtor, por po përdoret për show

March 21, 2025, 09:03

Pas tragjedisë së rëndë që tronditi vendin, bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar me një mesazh të fortë dhe emocional. Yllka Bekteshi, përmes një statusi publik, ka shprehur solidaritetin me viktimat dhe familjarët e tyre, duke lutur për ata që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit.

“Uroj Zoti tju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave..janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen mbrenda dhe jashtë vendit.
Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten..
trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm,
të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje.
E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerzore.

Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor,në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj.
Mbas 3 minutave duke u bër gati për të dal njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për show mediatik për ta dërguar në Koçan.Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licensa e fundit që Kreshniku ka dhënë është e v.2021 objekti ka funskionuar me licensë nga v .2012.
Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit,Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Mbrendshme Mvr,Inspektorati i Tregut,po në fund vjen Ministria e Ekonomisë.
Titujt e mediave se arrestohet ish ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën.

48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme” ,fillimisht bazë ligjore nuk kanë.
Kreshniku nuk ka qënë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia.
E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta mvesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është meKreshnikun .
Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi.
Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun.
Tani fillon gjithçka për mua si bashkëshorte, si nëna e fëmijëve të Kreshnikut.. ne jemi rritur krahë njëri tjetrit në çdo dimension kjo do të jetë veç një sfidë për tja dëshmuar edhe një herë njëri tjetrit që kemi bërë zgjedhjen e duhur.


Kokën lartë Kreshnik ,
Hana dhe Trimi janë krenarë me ty, din që babi ka zemrën e bardhë aq të bardhë sa krahët e fluturës që ndihmoje në kopshtin e oborrit.
Dhe i fortë si emri Kreshnik që të pagëzoj xhaxhi në mungesë të babit që kishe në mërgim.
Fitore,Vlorë,Labinot,Bashkim,Durim,Mërgime,Doruntinë,Adem,Fatmir,Albulenë,Zanë,Dardan,Sarandë..janë emra të pagëzuar nga forca dhe krenaria e atdhedashurisë.
Ne jemi me ty dhe për ty të gjithë!”,
ka shkruar Bekteshi.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_0100
Prilep, të shtëna në Qendrën për Punë Sociale – plagoset një 38 vjeçare!
IMG_0099
DAP: Diskoteka "Pulse" nuk ishte mybllur
IMG_0097
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se e vrau një grua dhe më pas veten
a70f2cc8c2e48fd11cfdbeb71168ab45
Murtezani: RMV ka siguruar 52 milion euro nga Agjenda Reformuese e BE-së
IMG_0085
Qeveria jep 1.000 denarë në muaj subvencione për energjinë elektrikë: Kush ka të drejtë dhe si të aplikoni për subvencione
IMG_0083
Arriti kësti i parë nga BE-ja, Murtezani: Janë transferuar 52.4 milionë euro nga plani për rritje