Maqedoni

Çairi miraton 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

March 21, 2025, 02:03

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua një propozim për ndarjen e 1 milion denarëve për ndihmën e familjeve të viktimave të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Koçan.

“Ky veprim i Këshillit të Komunës së Çairit është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit të Çairit në periudha të vështira, dhe një mesazh i fuqishëm që tregon se komuniteti qëndron i bashkuar në momentet e dhimbjes dhe nevojës”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Çairit shprehu mirënjohjen dhe angazhimin e tij për t’iu ofruar mbështetje familjeve të prekura. Ai theksoi se kjo ndihmë financiare është vetëm një hap i parë dhe se Çairi do të vazhdojë të mbështesë individët dhe familjet që kalojnë në periudha të vështira. Ganiu theksoi se angazhimi i komunës së Çairit do të vazhdojë dhe se çdo qytetar i komunës do të ndihet i mbështetur dhe i vlerësuar nga institucionet dhe bashkësia që e përfaqësojnë.

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë ne, dhe si komunitet, është detyra jonë të qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të sigurojmë që çdo qytetar të ndihet i sigurt dhe i mbështetur,” tha Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Çairit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler