Maqedoni

Banorët e Koçanit për mediumin bullgar: Në diskotekën “Puls” është shitur drogë

March 21, 2025, 03:03

Banorët e Kocanit pretendojnë se në diskotekën “Puls”, ku shpërtheu një zjarr tragjik, ka funksionuar ilegalisht dhe brenda është shitur edhe drogë, raportoi media bullgare NOVA.

“Kjo është një katastrofë e madhe. Mendoj se e kemi paguar çmimin për 30 vjet korrupsion dhe krim. Më vjen keq për fëmijët që humbën jetën. Ndjej keqardhje për familjet e tyre. Personalish kam njohur disa nga të rinjtë. Ata më janë si fëmijë. Të gjithë ne jemi fajtorë për atë që ndodhi. Shpresoj që kjo do të çojë në ndryshime dhe do ta minimizojë korrupsionin,” thotë një qytetar.

“Jam kundër që diskotekat të punojnë gjatë natës. Ishte e ditur që aty shitej drogë,” shpjegon një tjetër banor i qytetit.

Policia maqedonase, gjatë orëve të fundit, ka arrestuar ish-kryetarët e qytetit të Kocanit – Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE, Nikollço Iliev nga SDSM, si dhe Lupço Papazov, gjithashtu nga VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqje pas tragjedisë.

Diskoteka “Puls” ka funksionuar që nga viti 2012.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_9857
Njeriu i sukseseve, Naim Hasani - Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit Një zë i Fuqishëm për Drejtësinë dhe Integrimin
IMG_9801
Gostivarasi e gjen gruan në një hotel në Tetovë, e sulmon fizikisht, policia i ngre padi penale
IMG_9799
Erion Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht
IMG_9798
Paga mesatare neto në janar ka qenë 43.050 denarë
IMG_9796
Banorët e Koçanit për mediumin bullgar: Në diskotekën “Puls” është shitur drogë
IMG_9793
Nikolloski: Janë hequr 97 licenca për ndërtues të objekteve, mbikëqyrës, revizion dhe hartimin e planeve urbanistike