Maqedoni

Taravari: Nuk planifikoj dorëheqje, vazhdoj punën si ministër i shëndetësisë

March 24, 2025, 10:03

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që sugjeronin mundësinë e largimit të tij nga koalicioni VLEN.

Gjatë një deklarate për mediat, Taravari ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se raportet mes partnerëve të koalicionit mbeten të mira dhe se nuk ka asnjë planifikim për dorëheqje nga posti i ministirt të shëndetësisë.

“Për koalicionin ka kohë. Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, kështu që vazhdoj të jem ministër dhe vazhdoj ta bëj punën time”, deklaroi Taravari.

Sa i përket takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari tha e ka pasur kanale komunikimi por se takim nuk ka pasur.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur ka pasur diskutime dhe spekulime në qarqet politike mbi stabilitetin e koalicionit VLEN dhe qëndrimin e ASH-së brenda tij.

Taravari tha se fokusi i tij mbetet tek detyrat e ministrit të Shëndetësisë dhe përmbushja e angazhimeve ndaj qytetarëve të lënduar nga tragjedia në Koçan.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_0316
Albin Kurti mashtrohet nga dy rusët e njohur, mendonte se po flet me presidentin e Letonisë
IMG_0314
Jon Frçkoski dorëhiqet nga funksioni në parti pas akuzave se ka përdorur kokainë
IMG_0310
Kenia njeh Kosovën, Pacolli: Fitorja e dinjitetit tonë në arenën ndërkombëtare!
IMG_0300
Prej nesër reshje më intensive, bubullima dhe erë të fuqishme
Izet mexhiti
Mexhiti jep lajmin se janë miratuar dy projekte infrastrukturore në vendbanimet shqiptare
Zeqirija Ibrahimi
Ibrahimi: VLEN-i nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtet