Maqedoni

Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për inspektim në objektet për kabare e disko!

March 25, 2025, 12:03

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durimishi informoi për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe që janë në kompetencë të ME-së. Në pjesën e lëshimit të licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të funksionuar si klub nate, kabare, disko-klub apo disko-klub në hapësirë të hapur, është e detyrueshme të posedohet licencë valide. Këtë licencë e lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Punës pas paraqitjes së kërkesës për lëshimin e licencës, në formularin për pagesën e tarifës për shërbime.

Durmishi theksoi se bashkë me kërkesën, duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni në vijim:

1.Vendimi për regjistrim në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut (origjinal, jo më i vjetër se 6 muaj);
2.Vendimi i këshillit komunal për përcaktimin e tarifës për kabare, klub nate, disko-klub dhe disko-klub në hapësirë të hapur;

3.Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë hoteliere (kopje);
4.Pëlqimi nga organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga sfera e punëve të brendshme, që konfirmon përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sigurinë e trafikut (origjinal).

“Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë hotelierike kopje, këtu tek ky nen, në të cilin duhet të aplikohet për përmbushjen e kushteve minimale teknike, në vitin 2008, me aq sa jam i informuar, është bërë ndr, tha Dyshim i ligjit, për të arritur që të ketë një klimë të biznesit më të përshtatshme dhe ta arrijnë palët sa më shpejtë në dokumentacionin e duhur, por siç shihet është keqpërdorur. Para viti 2008, para se të sillet ky ligj në fuqi, është dashur që Inspektorati Shtetëror i Tregut të dalë në terren dhe të sjellë një aktvendim, të cilin vendim e dorëzon në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, dhe në atë dokument të bazuar më pastaj Ministria e Ekonomisë lëshon licencën”, tha Durmishi.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës, duke vepruar mbi kërkesën e dorëzuar, shqyrton dokumentacionin që përmban akte dhe dokumente të lëshuara nga institucione të tjera dhe, bazuar në to, nëse plotësohen kushtet, është e obliguar të lëshojë Licencën për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere për klub nate, kabare, disko-klub dhe disko-klub në hapësirë të hapur, me afat vlefshmërie prej 1 (një) viti.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, shtoi ministri nuk është kompetente dhe nuk ka mekanizëm për të kryer inspektim, mbikëqyrje apo kontroll në objektin ku do të ushtrohet veprimtaria. Sa i përket shumës së tarifës që duhet të paguajë ushtruesi i veprimtarisë, atë e përcakton këshilli komunal.

Tarifa paguhet 50 për qind në llogarinë e komunës dhe 50 për qind në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Si shtojcë e kërkesës, formulari i quajtur “Aplikacion për përmbushjen e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere” është një dokument që subjekti juridik e plotëson me të dhënat bazë të kërkuara, duke përfshirë informacionin për subjektin, veprimtarinë, hapësirat sanitare për mysafirët, dispozitat e veçanta për të punësuarit, kapacitetin e hapësirës së shërbimit, sistemin e ventilimit, numrin e daljeve të emergjencës dhe kritere të tjera të rëndësishme.

Me këtë, subjekti deklaron se të dhënat e dhëna në aplikacion janë të vërteta dhe formularin e dorëzon në njësinë rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Sa i përket Pëlqimit nga organi kompetent i administratës shtetërore për punët e brendshme, që konfirmon përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe sigurinë e trafikut, aplikuesi mund të paraqesë kërkesë për këtë pëlqim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëse nuk e dorëzon vetë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me detyrim zyrtar, do t’i drejtohet MPB-së me kërkesë për mendim.

Pas pranimit të mendimit nga MPB, Ministria e Ekonomisë dhe Punës përgatit Licencën për të cilën është paraqitur kërkesa.

Nëse nga MPB merret një mendim negativ në lidhje me përmbushjen e kushteve të lartpërmendura, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të nxjerrë një Vendim për refuzimin e kërkesës dhe licenca e kërkuar nuk do të lëshohet.

Nëse gjatë periudhës së vlefshmërisë së Licencës (1 vit), MPB konstaton se një subjekt i caktuar ka ndryshuar ose nuk i përmbush kushtet për të cilat është kompetent të kryejë kontroll dhe mbikëqyrje, do të njoftojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, pas së cilës ministria do të nxjerrë Vendim për revokimin e Licencës së lëshuar.

“Çdo subjekt juridik, pavarësisht nga veprimtaria për të cilën është i regjistruar, përfshirë të gjitha objektet hoteliere, para fillimit të punës është i detyruar të dorëzojë Aplikacion ose Njoftim për fillimin e punës tek: Kryetari i komunës, Inspektorati i Punës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (nëse përgatit dhe shërben ushqim), Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe institucione të tjera kompetente, të përcaktuara me ligjet pozitive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Durmishi.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni të detyrueshëm, subjekti mund të paraqesë kërkesë për marrjen e Licencës për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere në një klub nate, kabare, disko-klub dhe disko-klub në hapësirë të hapur.

Ministri Dumishi theksoi se dëshiron të informoj se në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 18 mars, Ministria e Ekonomisë dhe Punës u ngarkua të fillojë përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Veprimtarinë Hoteliere.

“Këto ndryshime do të mundësojnë që verifikimi i kushteve minimale teknike për punë të kryhet përpara lëshimit të licencës për punë. Me këtë, Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere, para se të dorëzohet si dokument shoqërues në kërkesën për licencë, do të duhet të ketë konfirmim për vërtetësinë e tij nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, shtoi ai.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
215db6328f002d492da891791d02eb8f
5-vjet nga anëtarësimi në NATO, Fetai: Një arritje strategjike që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajon
IMG_0572
Vërshime në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna
IMG_0570
Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në “republikë frike”
IMG_0568
Gashi: Anëtarësimi në NATO, hap i madh për RMV-në
Taravari: Pas 10 vitesh, rritje pagash për punonjësit shëndetësorë
IMG_0554
Integrimi/ Murtezani: Plani, 3 shtylla të qarta