Maqedoni

Komisionet e BDI-së nuk çmontuan asnjë “rast të montuar”

March 27, 2025, 04:03

Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar se do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një Komisioni të posaçëm Parlamentar për të hetuar, siç thonë ata, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë, sipas tyre, të kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

“Ky komision, duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent. Drejtësia selektive, ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Komisionet e tilla, mund të japin rekomandime, por edhe të ndihmojnë hetimet apo proceset, megjithatë rekomandimet që dalin nga komisionet nuk janë të detyrueshme për organet gjyqësore dhe prokuroriale. Për këtë, ndër vite në vend janë formuar shumë komisione për raste të ndryshme, disa prej të cilave madje edhe me iniciativë të BDI-së, por rezultati i tyre ka qenë krejt i padukshëm.

Integristët, morën iniciativë të formojnë komision anketues për rastin e vdekjes së Almirit 4-vjeçar nga Kumanova, megjithatë i njëjti nuk ndihmoi asgjë në ndëshkimin më të rreptë për Boban Iliqin. Madje ndodhi e kundërta, Gjykata e Apelit ia uli dënimin prej 6 në vetëm 4 vjet burg.

Komision anketues BDI ka paralajmëruar edhe për rastin Kumanova, me qëllim që të zbardhet e vërteta për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015-të në Lagjen e Trimave, megjithatë i njëjti fare nuk u formua.

Në kohën e pushtetit 22-vjeçar të BDI-së, u formuan komisione anketuese edhe për rastet “Sopoti” dhe “Monstra” si procese që dyshohej se ishin të montuara politikisht. Komisioni duhej të çmontonte skenarin eventual të montimit, por në Kuvend, kjo kurrë nuk ndodhi.

Me komisionet anketuese ka pasur përpjekje që të hidhet dritë edhe mbi përgjimet e paligjshme nga koha kur me vendin udhëhiqte Nikolla Gruevski, por gjithashtu të njëjtat dështuan. Komision, është formuar edhe për përzënien e gazetarëve nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit 2012 derisa miratohej buxheti, por edhe për rastet e problemeve me njësitë zgjedhore dhe falsifikimin e dokumenteve, por gjithashtu edhe ato dështuan.

Së fundmi, u formua komision për rastin e “Onkologjisë” apo më mirë thënë, skandalin me vjedhjen e ilaçeve për të sëmurët e kancerit. Komisioni, seancën e fundit e ka mbajtur më 27 nëntor të vitit 2023, ndërsa procesi nuk ka epilog kuvendor.

Ekspertët, por edhe qytetarët, në vazhdimësi kanë treguar skepticizëm në lidhje me rolin e komisioneve anketuese në zbardhjen e çështjeve me interes publik. Ka ndër ta që formimin e komisioneve e quajnë dhe hedhje pluhuri syve, e më së miri e ka thënë burrështetasi britanik Uinston Çurçill “Nëse dëshiron të mos zgjidhësh asgjë, krijo një komision hetimor parlamentar”./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
IMG_1028
Mexhiti: Qeveria miratoi furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik
IMG_1026
Ngritet kallëzim penal kundër 10 punonjësve të njësitetit special EBR
IMG_1024
VLEN shumë me disponim u pa sot në Kuvend – Të gjithë bashkë, edhe në pauzë
IMG_1022
Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
IMG_1016
Murtezani: Po punojmë në reformat që do përshpejtojnë integrimin tonë në BE
IMG_1015
ALSAT: Nëse Taravari shkon i vetëm në zgjedhje, ‘vallen’ do ta hedhë me BDI-në?