Maqedoni

VLEN / “Darka e fundit” në Prishtinë, Taravari braktisë koalicionin?!

March 31, 2025, 02:03

Vazhdon të mbetet enigmë epilogu nga darka e fundit në Prishtinë mes liderëve të koalicionit VLEN me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Asnjë fotografi, asnjë informacion aq më tepër asnjë përfundim mbi fatin e VLEN dhe të Arben Taravarit si pjesë e koalicionit.

Në rrethana jo zyrtare flitet se në darkë është biseduar ajo që ka qenë temë diskutimi edhe më herët brenda VLEN, por nuk ka pasur ndonjë përparim ose përshkallëzim të situatën të cilën paraprakisht Taravari e cilësoi si “relativisht stabile” ndërsa një dit më pas si “relaksuse”.

Taravari dha sinjalet e para se pas 6 prillit mund t’i jep drejtim tjetër përcaktimit tij politik, përkatësisht mund të rikthen orientimin e vjetër. Më 6 prill pritet të mbahet Kuvendi i partisë ku Taravari do t’i dëgjon edhe zërat pro dhe kundër shkëputjes së mundshme nga VLEN.

Arsye publike dhe zyrtare nuk ka, por pretendohet se ai mund të jetë i pakënaqur nga mënyra se si trajtohet nga partneri i koalicionit, posaçërisht në dikasterin me të cilin udhëheq, ose pretendon rikthimin në Gostivar edhe për një mandat nën garanci të një partneriteti të mundshëm parazgjedhor.

Në rrethana jo zyrtare, mësohet se Taravari kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për komuna. Këtë bindje e bazon në doktrinën e Luigjit të XIV “shteti jam unë” apo “VLEN-i jam unë”. Lidhur me takimin e përfolur me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari ka deklaruar se ka kanale komunikimi por nuk është takuar. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
IMG_1948
Taravari: ASH-ja do të garoj me lista të veçanta, jemi parti e dytë me shtrirje më të madhe në shtet
IMG_1941
ASH e Taravarit ndërpret anëtarësinë e Muhsin Arifit pas skandalit me ryshfetin
IMG_1939
Vuçiq: Kurti i telefonoi argatit të tij në qeverinë e Maqedonisë për të shkruar një komunikatë kundër meje
IMG_1937
Policia arrestoi tre persona nga Shkupi, kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg
IMG_1935
Arrestohen dy persona në Prishtinë për mashtrim ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut
IMG_1933
26 vjet nga rënia e Agim Ramadanit