Maqedoni

Begaj në Shkup/ Mexhiti: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ecin krah për krah drejt integrimit evropian

April 3, 2025, 12:04

“Mirë se vjen, President!

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, mirëpritëm në Shkup Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Një vizitë që shënon një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona fqinjësore e vëllazërore.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, zhvilluam një takim thelbësor me Presidentin Begaj. Diskutuam për partneritetin tonë strategjik, për vizionin e përbashkët të dy vendeve në rajon dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha kyçe.

E ardhmja jonë është e përbashkët! Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ecin krah për krah drejt integrimit evropian, duke ndarë të njëjtat sfida, por edhe të njëjtat aspirata. Bashkëpunimi institucional, lufta kundër korrupsionit, anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe përpjekjet për të forcuar stabilitetin rajonal ishin në qendër të diskutimeve tona.

Ky takim nuk ishte thjesht një ngjarje diplomatike, por një mesazh i fortë për një bashkëpunim të ngushtë. Një dëshmi e vullnetit për të ndërtuar ura më të forta mes nesh dhe për të përballuar sfidat me unitet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, jemi aleatë, partnerë dhe kemi të njëjtin vizionin për një rajon më të zhvilluar e më të sigurt, dhe të integruar në familjen evropiane!” – shkruan Mexhiti.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
Qenan-Aliui
Qenan Aliu reagon pas debatit për deklaratën e Kasamit ndaj Taravarit
Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë!
IMG_1926
Garderoba luksoze e konfiskuar e Boki 13 më në fund është vlerësuar në 595.640 euro
IMG_1912
Sami Osmani njeriu vizionar dhe me program të qartë, Durrësi ka njeriun e duhur që duhet përkrahur
IMG_1909
Omer Neziri, arkitekti nga Saraji që bën plane luksoze për shtëpi
IMG_1881
Kasami i prerë për daljen e mundshme të Taravarit nga VLEN: Nëse del, është zero, sepse zero ka qenë kur ka ardhur