Maqedoni

Bexheti në aksionin për ripyllëzimin e Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

April 3, 2025, 06:04

Sot, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Flakron Bexheti mori pjesë në një aksion simbolik të mbjelljes së drunjve në vendin Argaç, në fshatin Gjurgjevishtë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Drejtori i I.P. Parku Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Husejn, si dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, Bejtullah Kamberi.

Bexheti ka informuar se ky aksion shënon fillimin e një projekti të rëndësishëm për ripyllëzimin e një pjese të Malit Sharr, i cili po realizohet falë një donacioni prej 15.000 fidaneve nga kompania holandeze Pure Promes.

“Aktivitetet për ripyllëzim do të vazhdojnë edhe në zona të tjera në kuadër të kësaj iniciative afatgjate për rikthimin e gjelbërimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekologjike. Pyjet mbulojnë rreth 40% të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe përbëjnë një pasuri të paçmueshme natyrore. Ato luajnë një rol kyç në ruajtjen e biodiversitetit, stabilitetin klimatik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe urbane”, ka shkruar Bexheti.

Sipas tij, në një kohë kur pyjet përballen me sfida të mëdha si dëmtimi, zjarret dhe ndryshimet klimatike, veprime të tilla ndërgjegjësuese janë thelbësore për të nxitur përgjegjësi kolektive dhe përkushtim të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së mjedisit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_1986
A do të mbetet Taravari në VLEN? Mexhiti: Do ta pyesni Taravarin!
IMG_1984
Taravari arrin në takim me liderët e VLEN-it – a do të qëndrojë brenda koalicionit?
IMG_1982
Ideja e listave të veçanta/Amir Elezi: Kjo ide mundëson rikthimin e BDI-së në pushtet
att.U6DHPWhx7uy9SpNVt5Xk0bqLIYxld7aZhOSuEVk4DYc
Amir Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen a ia kanë mbyll derën BDI-së
IMG_1979
Qytetarët në Kosovë protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
IMG_1973
Tronditet Zvicra, shqiptari vret gruan dhe i vë flakën shtëpisë, vdes dhe vet! Katër fëmijët e çiftit mbeten jetim