Njhuni me kandidatin pë deputet në qarkun e Shkodrës nga nisma “Shqipëria Bëhet”, Bledar Meti.
Bledar Meti është diplomuar në Shkodër në Histori-Gjeografi në vitin 2000. Më pas është diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Bristol, Mbretëria e Bashkuar, në vitin 2006.
Për 15 vite ka punuar si nëpunës civil në departamente qeveritare të Mbretërisë së Bashkuar, deri në rolin e Menaxherit të Lartë Rajonal në Ministrinë e Brendshme.
Aktualisht, Bledari punon prej tre vitesh si Këshilltar Emigracioni në zyrën e avokatëve “City of London Solicitors”, ndërsa është rikthyer në Shqipëri, për të kandiduar në listën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për qarkun e Shkodrës.
Bledari është një njeri i fjalës dhe i besës. Trim e atdhetar i madh. Shkodra dhe Shqipëria meritojn më mirë dhe njeriun e duhur e kanë këtu🇦🇱👏.
Voto Bledar Meti ✅6️⃣
#Shqipëria Bëhet










