Liderët e tre partive politike, Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa se bashku me anëtarë të kryesive dhe funskionar qeveritarë në mbledhjen e djeshme vendosën që të bashkohen në një subjekt politik që do të quhet VLEN.
Nga dita e djeshme do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka tjetër do të jetë në emër dhe logo të VLEN-it.
Sipas informatave të portalit “tetova1”, Kryesia Qendrore e VLEN do të ketë 23 anëtarë ku të tre subjektet ( BESA-LD dhe AAA) do të kenë numër të barabartë të anëtarëve nga 7 si dhe Vetëvendosje do të ketë 2 anëtar që do të thotë 21+2 = 23.
Lëvizja Demokratike për anëtarë të Kryesisë së partisë për momentin ka propozuar 5 anëtar dhe 2 anëtar tjerë do të propozoj në mënyrë plotësuese:
1. Izet Mexhiti
2. Visar Ganiu
3. Saranda Imeri
4. Merita Koxhaxhiku, dhe
5. Feride Haxhiu
Lëvizja BESA për anëtarë të Kryesisë së partisë propozoi:
1. Bilall Kasami
2. Fatmir Limani
3. Blerim Sejdiu
4. Melinda Rashidi
5. Fadil Zendeli
6. Sedat Sulejmani, dhe
7. Hasim Murtezani
Alternativa për anëtarë të Kryesisë së partisë propozoi 9 anëtar dhe 7 prej tyre do të jenë anëtar të Kryesis Qendrore:
1. Zeqirija Ibrahimi
2. Amir Elezi
3. Afan Elezi
4. Arben Labënishti
5. Orhan Murtezani
6. Safije Sadiki Shahini
7. Bashkim Murtezi
8. Bekim Sali, dhe
9. Imërlije Saliu Fetai
Anëtar i Kryesisë së partisë VLEN do të jetë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pjesë e koalicionit VLEN do të jetë edhe:
1. Bekim Qoku, dhe
2. Jusuf Sopi.
Në takimet e ardhshme do të ngriten organet e tjera të VLEN-it, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore. Grupi parlamentar i VLEN-it vazhdon me deputetë që do e mbeshtesin këtë grup parlamentar. /tetova1/





