Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi i cili njëkohësisht është zv/drejtor në largim në NP “Rrugët Shtetërore” i është përgjigjur zv.kryeministrit Izet Mexhiti informon portali “tetova1”.
“Izet Mexhiti nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit!
Atij nuk i ngjan si zv. Kryeministër t’i shtrembëroj deklarimet e mija respektivisht faktet të cilat unë kam paraqitur në media.
Sa i përket asaj se kush çfarë kontributi ka dhënë, kam këtë përgjigje për të:
Kontributi i tij në korridorin 8 është Zero.
Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me Asgje (zero)!”, ka shkruar Taipi.
Zv.Kryeministri Izet Mexhiti sot komentoi deklaratat e djeshme të nënkryetarit të ASH-Taravari, Nazim Taipi, i cili si zv/drejtor në largim në NP “Rrugët Shtetërore” tha se mund të prolongohet për disa vite realizimi i rrugës Tetovë-Prizren.
“Mirë është zv/drejtori të tregojë këto 9 muaj çfarë ka bërë atë projekt, çfarë ka realizuar në qeveri, sa kanë luftuar për këto projekte dhe mandej të marrin të drejtën për opozitë”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se puna për Korridorin 8 është trefishuar.
“Është trefishuar puna e realizimit të Korridorit 8. Është trefishuar eksproprimi i tokës në korridorin 8, është dyfishuar apo trefishuar intensiteti i punës në rrugën Kërçovë-Strugë, ku brenda qeverisjes së BDI-së ka pasur diku 14 viktima e më tepër, pasi janë tallur me atë rrugë”, tha Mexhiti duke njoftuar se këto ditë do të hapet tenderimi për rrugën Shkup-Bllacë.





