Pas fitores së Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet e 11 Majit, Kryeministri Edi Rama ka marrë urime nga liderë të shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani një urim të tillë nuk e ka bërë Albin Kurti.
Dedikime urimesh nga liderë më të njohur botërorë, kanë shprehur drejt Edi Ramës, që sipas rezultateve pritet të jetë edhe për një mandat tjetër kryeministër i Shqipërisë.
Nga Emmanuel Macron e Keir Starmer e deri tek Volodymyr Zelenskyy, çuan mesazhe uratash për përkushtim të mëtejshëm bashkëpunimi me kryeministrin shqiptar, për fitoren e tij historike.





