Këtë mëngjes në orën 5:07 dhe 5:16, u regjistruan tërmete epiqendrat e të cilave kishin origjinën nga zona epiqendrore Peshtan-Ohër-Strugë, rreth 100 km në jugperëndim të Shkupit, me magnituda lokale Rihter prej 3.4 dhe 2.3 gradë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Shkup.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti në orën 5:07 është ndjerë në Ohër, Strugë dhe zonën përreth me një intensitet prej 4 gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.





