Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marre pjese ne Forumin Ekonomik Parlamentar te Mesdheut, që u
mbajt ne Marrakesh, Mbreteria e Marokut. Gashi ka perfaqësuar
Kuvendin e Maqedonise së Veriut
Në fjalën time, theksova përkushtimin tonë për ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve të rajonit ,jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë demokratik dhe njerëzor. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit për të përballuar sfida e përbashkëta globale. Theksova gjithashtu se Maqedonia e Veriut, ndonëse vend i vogël, ka vizion të madh për një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar, ndaj është e gatshme të japë kontribut aktiv në këtë drejtim” – ka shkruar Gashi.










