Trendy

Uzairi për ish-bashkëpartiakët: Ju nuk përfaqësoni asnjë kauzë tjetër, përveq interesit tuaj personal

Para 10 muaj

“Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë, sot dëgjova një konferencë për media ku disa ish bashkëpartiakë tanë, funksionarë të djeshëm e rrogëtarë të sotëm (disa në detyrë, disa në pritje) u përpoqën t’i hedhin pluhur syve të anëtarësisë, duke u shitur si mbajtës të një “kauze”.

Por me plot bindje po ju them: ju nuk përfaqësoni asnjë kauzë tjetër përveç interesit personal dhe hakun e aktivistit të Aleancës.
Sot fytyrat tuaja folën më shumë se fjalët. Nuk ishit në gjendje të bindni as vetveten për ato që thoshit e jo më të tjerët.
Zgjedhjet janë me shpejt se sa mendoni ju.

Me keqardhje e them kjo fotografi e juaja do ngelet gjatë në memorin e aktivistit si njerëz që kontrabanduan mundin dhe hakun e tyre!” – ka shkruar Gadaf Uzeiri, sekretar organizativ i ASH-së.

Trending