Mbrëmë ka ndëruar jetë Hoxha i fshatit Pallçisht i Epërm, Sadri Iljazi.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Myftinia e Tetovës.
Ngushëllime për familjen Ijazi dhe Xhematin e fshatit Pallçisht..
………..
Ndroi jetë Sadri efendi Iljazi (1964-2025)
Imam i Xhamisë Qendrore në fshatin Pallçisht
إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ
‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai do të kthehemi’.” (2:156)
Sadri efendiu u lindë më 06 12.1964 shkollimin fillor e kreu në vendëlindje, të mesmen medresenë Gazi Husrev në Sarajevë gjithashtu studimet e larta i vazhdoi në Sarajevë dhe Prishtinë.
Nga viti 1984 ishte në shërbim të jetës fetare dhe kombëtare në vendëlindje dhe diasporë. Kreu detyrën e imamit në fshatin Jellovjan, pastaj në xhaminë e Epërme të fshatit Pallçisht dhe nga viti 2014 deri më sot me plot sukses shërbeu si imam vaiz dhe mualim në xhaminë Qendrore të fshatit Pallçishtë.
Me ndarjen nga jeta të hoxhës së nderuar Sadri efendi Iljazi, Xhemati i fshatit Pallçisht, Myftinia e Tetovës dhe besimtarët në përgjithësi humbën një njeri të urtë, një prijës shpirtëror dhe një zë të mençur të fesë dhe drejtësisë.
Namazi i xhenazes do të falet më 27.05.2025 te shtëpia e rahmetliut pas namazit të ikindisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë besimtarëve.
Allahu fuqiplotë e shpërbleftë me xhennet.
Trending










