Ish deputeti i VLEN-it, Salim Sulejmani po merë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Mundësi, Rreziqe dhe Vizione për një të Ardhme më të Mirë”, të zhvilluar në Doha, Katar.
“Pata kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Mundësi, Rreziqe dhe Vizione për një të Ardhme më të Mirë”, e zhvilluar në Doha, Katar.
Një përvojë frymëzuese që solli së bashku ekspertë, studiues dhe profesionistë për të diskutuar ndikimin e teknologjisë në të drejtat e njeriut dhe sfidat etike të së ardhmes.
I falemenderojë organizatorët për ftesën dhe mikpritjen që më bënë”, shkruan Sulejmani i cili në mbledhjen e fundit të Qeverisë u emërua si i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Persik.
Trending





