Banorët e fshatit Dobërdoll nuk pajtohen me vendimin e pronarit të deritashëm të klubit Ziadin Tairit që të ndërpres financimin e klubit. Ata nëpërmjet rrjeteve sociale i bëjnë thirje që të kthehet dhe K.F Besa të vazhdojë funksionimin, informon portali “tetova1”.
“Ziadin Tairi – emër që s’harrohet kurrë!
Në kohët më të vështira, kur shumë u larguan e shumë harruan, ti ishe aty – krah për krah me ne, me zemër e me shpirt për Klubin Besa. Nuk ke tradhtuar kurrë, asnjëherë – e këtë e din jo vetëm Dobërdolli, por krejt Toplica, Negotina, krejt Pollogu!
Falë teje, Besa ka frymuar, ka luftuar, ka fituar! E sot, kur klubi është në një udhëkryq, shpresa jonë mbetet e njëjtë: ti.
Këtë nuk e themi vetëm si tifozë, por si bijë të kësaj toke, që e duam klubin me shpirt. Pa ty, Klubi Besa nuk ekziston. Zëri yt, besimi yt, përkrahja jote – kanë qenë drita jonë në errësirë. Sot, kemi nevojë për ty më shumë se kurrë.
Kthehu, Ziadin! Kthehu për klubin që e bëre krenari! Kthehu për zemrat që rrahin për Besën!
Faleminderit që gjithmonë ke qenë me ne. Le ta shkruajmë bashkë edhe një herë historinë tonë!
Ajde share krejt like krejt te shohen se sa na nevojiten sponzoret tane”, shkruhet në faqen e Dobërdollit në facebook.
/tetova1/
Trending





