Trendy

Sulejmani: Do të angazhohemi që objekti i ri i Bibliotekës të përfundohet sa më parë

Para 10 muaj

Sot zhvilluam një vizitë pune në Bibliotekën e Tetovës, ku nga afër pamë funksionimin e institucionit, kushtet aktuale, sfidat me të cilat përballet, por edhe angazhimin e stafit për të ofruar shërbime cilësore për lexuesit. Është për t’u përshëndetur fakti që kjo bibliotekë ka nivelin më të lartë të lexueshmërisë në gjithë Maqedoninë e Veriut, çka dëshmon për rëndësinë që ajo ka në jetën kulturore dhe arsimore të qytetit dhe më gjerë.

Gjithashtu vizituam objektin e ri të bibliotekës, për të parë nga afër fazën në të cilën ndodhet projekti dhe mundësitë për përmbylljen e tij. Do të angazhohemi që ky objekt të përfundohet sa më parë, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion hapësira moderne dhe funksionale, të denja për një institucion me kaq rëndësi kulturore.

Për fat të keq, ky objekt i ri, i cili është nisur para më shumë se 10 vitesh, ende nuk është në fazë përfundimtare. Që nga fillimi duket se projekti nuk është nisur me planifikimin dhe seriozitetin e nevojshëm, çka ka sjellë pasoja të ndjeshme për këtë projekt. Sot, qytetarët nuk mund të përfitojnë nga një ndërtesë që ishte paraparë të përfundohej shumë kohë më parë. Është koha që ky projekt të përmbyllet me përkushtim të plotë, në mënyrë që të vihet në shërbim të publikut ashtu siç ishte menduar fillimisht” – ka shkruar Sedat Sulejmani zv.ministër i Kulturës.

Trending