Trendy

Hoteli në Velipojë ofron pushim falas për veteranët e UÇK-së si shenjë respekti

Para 11 muaj

Hotel Globi në Velipojë ka njoftuar një ofertë të veçantë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ofruar qëndrim falas me mëngjes të përfshirë si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj atdheut.

Sipas njoftimit, nga data 1 deri më 5 qershor 2025, të gjithë veteranët që paraqesin dokument zyrtar që vërteton statusin e tyre do të mund të përfitojnë nga kjo ofertë speciale në ambientet e hotelit.

📢 Njoftim special për veteranët e 🇽🇰 UÇK-së! 📢
🏨 Hotel Globi në Velipojë ju fton të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun! 🇦🇱
Nga data 01.06.2025 deri më 05.06.2025, ofrojmë fjetje falas 🛌 dhe mëngjes të përfshirë 🥐☕ për të gjithë veteranët e 🎖️ luftës së UÇK-së.
Ju lutemi të lajmëroheni paraprakisht
📞00355686429107 dhe të kryeni rezervimin tuaj sa më shpejt!
Kur të mbërrini në recepsion, ju lutemi të paraqitni dokumentin zyrtar që vërteton statusin tuaj si veteran. 📜
Ju faleminderit nga zemra për gjithçka! ❤️
P.S. Ju presim me ☀️ mirënjohje dhe respekt! 😊

Trending