Një aksion policor në rrugën “Iliria” pranë objektit të njohur si Monopoli ka përfunduar me arrestimin e dy personave për posedim të lëndës narkotike kokainë.
Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, mbrëmjen e djeshme në ora 23:00, janë ndaluar dhe arrestuar B.B. (26) dhe A.K. (27), të dy banues të fshatit Reçicë e Vogël. Gjatë kontrollit personal, tek ta është gjetur dhe sekuestruar sasi e lëndës së dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Pas ndalimit, të rinjtë janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është duke u përgatitur kallëzim përkatës. Rasti do të ndiqet nga prokuroria kompetente, ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të përcaktuar origjinën e lëndës narkotike dhe mundësinë e përfshirjes në aktivitete të tjera kriminale.





