Një ngjarje shqetësuese është raportuar në SPB Tetovë, ku një nxënës i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatarë të klasës së 9-të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të orëve të mësimit në një shkollë fillore në Tetovë.
Sipas kallëzimit të bërë nga babai i të miturit, P.K. (52), djali i tij është sulmuar në afërsi të shkollës nga pesë bashkëmoshatarë të të njëjtës klasë. Ende nuk dihen arsyet e sulmit, ndërsa fëmija ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut.
Policia ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e saktë të personave të përfshirë, për të mundësuar ndjekjen e mëtejshme procedurale dhe marrjen e masave disiplinore apo ligjore ndaj përgjegjësve.





