Trendy

Aksident i rëndë në rrugën Brodec–Veshallë: Tre të lënduar, një rëndë

Para 9 muaj

Një aksident i rëndë trafiku është raportuar më 8 qershor, rreth orës 14:30, në rrugën lokale që lidh fshatrat Brodec dhe Vešala të Tetovës. Një veturë BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.B. (20) nga fshati Brodec, ka dalë nga rruga. Si pasojë, bashkudhëtari Sh.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër, Sh.F., kanë marrë lëndime të lehta. Të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Hetimet në vendngjarje janë kryer nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

Trending