Trendy

Zbulim tronditës në Tetovë: Armë, municion dhe drogë në një shtëpi – Tre të ndaluar

Para 9 muaj

Më 9 qershor 2025, në orën 17:10, një aksion i organizuar nga policia e Tetovës ka çuar në ndalimin e tre personave: I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë banues në Tetovë. Gjatë një kontrolli të ushtruar me urdhër gjykate në banesën e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë kalibër 9 mm, një karikator me 15 plumba, dy karikatorë të zbrazët, 100 plumba të kalibrit 9 mm, disa pako me substancë të bardhë pluhur, tableta të panjohura, një telefon mobil dhe sende të tjera që mund të jenë përdorur për kryerje veprash penale.

Të arrestuarit janë ndaluar për hetime të mëtejshme dhe është njoftuar prokurori publik. Pritet ngritja e kallëzimit penal për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Trending