Trendy

Murtezi: Për 22 vite pushtet të BDI-së kemi gjetur institucione që numri i shqiptarëve është për keqardhje, po korrigjojmë këto gabime

Para 9 muaj

Përfaqësues dhe anëtari i Komisionit Kadrovik në VLEN, Bashkim Murtezi, në intervistë për televizionin Festa, tha se kemi institucione ku përfaqësimi i shqiptarëve edhe pas 22 vite qeverisjes nga BDI akoma kemi institucione ku numri i shqiptarëve nuk është as simbolik.

“Edhe pas 22 vite pushtet absolut nga BDI akoma kemi shumë institucione në nivel vendi ku përfaqësimi i shqiptarëve është nën nivelin e duhur. Prandaj, ne si VLEN po mundohemi e punojmë që të korrigjojmë këto gabime. Dhe, shumë shpejt do t’i shihni këto rezultate shqiptarët do të marrin hisen e tyre. Dje, isha në qeveri dhe kemi punuar gjatë tërë ditës që të mundësojmë jetësimin e vendimeve të punës që të marrin fund malltretimet me kontratat me vepër. Por, ky është proces që merr kohë por gjithë punëtorët shëndetësor do të marrin vendime për punë të përhershme”, tha Bashkim Murtezi.

Trending