Bogovinë, 11 qershor 2025 – Një i ri 20-vjeçar nga fshati Gradec ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë se është sulmuar fizikisht në fshatin Bogovinë. Sipas denoncimit të paraqitur rreth orës 18:35, viktima, me inicialet A.M., është përballur me një sulmues të vetëm, i cili e ka goditur fizikisht pa ndonjë shkas të njohur për momentin.
Policia ka nisur menjëherë procedurat hetimore për të identifikuar autorin dhe për të zbuluar motivet e mundshme të këtij akti. Rasti është cilësuar si sulm fizik dhe hetimet janë në fazë fillestare.









