Trendy

Deputetja e VLEN-it Saranda Imeri Stafai i kthehet ashpër BDI-së: Për 20 vjet i mbajtët shqiptarët jashtë institucioneve, tani ju pengon që po punësohen!

Para 10 muaj

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët kohëve të fundit po përpiqen të relativizojnë procesin e punësimeve në institucionet shtetërore, duke pretenduar se shqiptarët po anashkalohen.

Në një status të publikuar në facebook, Saranda Imeri Stafai i quan përfaqësuesit e BDI-së si pjesë të një “sekti NON GRATA”, duke iu referuar statusit të shpallur nga SHBA për një nga liderët kryesorë të kësaj partie dhe ngre pyetjen e drejtpërdrejtë se “Kujt t’i besojnë shqiptarët? Atyre që për 20 vjet i mbyllën dyert për ta, apo mediave maqedonase që tani nuk po e durojnë dot faktin se shqiptarët po punësohen me meritë?”

Sipas saj, ironia e situatës qëndron pikërisht tek fakti se vetë mediat në gjuhën maqedonase raportojnë çdo ditë për “punësime masive të shqiptarëve nga VLEN-i”, ndërkohë që BDI mundohet t’i paraqesë këto procese si “diskriminim ndaj bashkësive tjera”.

“Vendosni vetë,” ka shkruar deputetja e VLEN-it, “a po gënjen partia e Listës së Zezë Amerikane dhe e diskredituar skajshmërish që për dy dekada e mbajti të izoluar potencialin shqiptar, apo ata që sot po japin mundësi, jo favore, dhe po punësojnë shqiptarë me dinjitet dhe meritë?”

Ky reagim vjen në një moment kur BDI po përpiqet të ripozicionohet në opozitë, ndërsa koalicioni VLEN ka nisur një proces të thellë reformimi dhe hapjeje të institucioneve për shqiptarët, pa dallim, por me fokus të veçantë në përmirësimin e përfaqësimit, një segment që për vite me radhë ishte peng i nepotizmit dhe klientelizmit politik të BDI-së.

Trending