Mbrëmjen e së mërkurës, më 12 qershor 2025, rreth orës 22:10, në afërsi të pikës pagesore në fshatin Zhelinë, njësitet policore të SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.S. (41) nga një vend i huaj. Sipas informacioneve zyrtare, i njëjti është kapur në përpjekje për të hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut pa dokumentacion të rregullt dhe në kundërshtim me rregullat kufitare.
Pas ndalimit, A.S. është dërguar në stacionin policor për procedurat e mëtejme dhe është njoftuar Prokuroria Publike. Po punohet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e qëllimit të hyrjes së tij.










