Trendy

Incident në rrugët e Tetovës – Arrestohet një person për sjellje të dhunshme

Para 10 muaj

Të enjten, më 12 qershor, rreth orës 20:00, policia ka ndërhyrë në një konflikt verbal që eskaloi në sjellje të dhunshme në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. Personi me inicialet N.M. (36) nga Tetova është ndaluar nga policia pas raportimeve të dëshmitarëve për sjellje agresive dhe kërcënime ndaj qytetarëve të tjerë në zonë.

Pas arrestimit, ndaj tij është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policia ka konfiskuar edhe një objekt të mprehtë që N.M. dyshohet se e mbante me vete në momentin e ndalimit.

Trending