Trendy

Aksident tragjik me balonë ajrore në Turqi – Humb jetën piloti, plagosen 19 turistë

Para 9 muaj

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur të shtunën në mëngjes në provincën Aksaray të Turqisë, ku një balonë me ajër të ngrohtë u përplas gjatë një uljeje emergjente. Si pasojë, piloti turk humbi jetën, ndërsa 19 turistë të huaj u plagosën.

Ngjarja ndodhi në zonën turistike të njohur të Gozlukuyu, pasi një ndryshim i papritur i drejtimit të erës e bëri të pamundur një ulje të sigurt. Piloti, i cili ra nga korbata dhe mbeti nën pjesën e poshtme të balonës, nuk mundi të mbijetojë.

Turistët e lënduar – shumica prej tyre nga Indonezia – janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Ilhara Valley, ku një balonë tjetër pësoi ulje të vështirë duke shkaktuar plagosjen e 12 turistëve nga India.

Balonat ajrore janë një nga atraksionet më të njohura në rajonin e Kapadokias, që njihet për formacionet unike shkëmbore dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Trending