Doktor Shkodran Sejdijaj, është emri i njërit nga stomatologët më të njohur dhe më të suksesshëm në rajonin e Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Me punën e tij korrekte ai tash e sa kohë ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe në Vushtrri e Prishtinë.
Profesionalizimi, përvoja dhe mikëpritja nga ordinanca Me profesionalizmin e treguar në ordinancën e tij Dr. Shkodrani Dental Clinic” tashmë të njohur në tërë Kosovën, stomatologu mitrovicas ka mbledhur shumë pacientë që vijnë nga tërë vendi për shërim në Mitrovicë.
Edhe në dy ordinancat e tjera të hapura për shërbime stomatologjike në Prishtinë dhe Vushtrri ai vazhdon të trajtojë pacientët me probleme serioze dentale.
Veç profesionalizmit, Dr. Shkodrani njihet edhe si një njeri fort human dhe me karakter. Në shumë raste ai ka trajtuar edhe falas pacientë që nuk kishin kushte të mira ekonomike.
Sejdijaj vije nga një familje e njohur dhe fort e respektuar në tërë Mitrovicën. Ai është vëllau i kardiologut Basri Sejdiu i cili shërbeu edhe si drejtor në ShSKUK. Veç tyre, familja Sejdiu vazhdon të ketë trashëgimtarë që kanë speicalizuar në mjekësi dhe merren me zanatin e njejtë.










