Trendy

Arrestohet tetovari, ka vozitur me shpejtësi prej 156 km/h në zonë ku ishte e lejuar 80 km/h

Para 10 muaj

Zyrtarë policorë kanë ndaluar një shofer i cili dje, në ora 14:25, në rrugën Tetovë-Gostivar, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 156 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Personi, siç informon MPB, është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

“Më 17.06.2025, në ora 14:25, në rrugën Tetovë-Gostivar, afër nyjës rrugore në fshatin Zherovjan, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë e privuan nga liria D.D. (56) nga Tetova. Gjatë kontrollit në komunikacion dhe masave të ndërmarra, policia konstatoi se D.D. po drejtonte një automjet udhëtarësh ‘Mercedes’ me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 156 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Trending