Trendy

Aksident afër pikëpagesës në Zhelinë, ndërpritet qarkullimi në autostradën Tetovë-Shkup

Para 9 muaj

Një aksident ka ndodhur afër pikëpagesës në Zhelinë, transmeton TV21.

Si pasojë e këtij aksidenti, që nga ora 14:45 është ndërprerë qarkullimi në autostradën Tetovë – Shkup, kanë njoftuar nga Lidhja Automote e Maqedonisë.

Pamjet nga terreni tregojnë se kolona të gjata veturash janë krijuar në hyrje të kësaj pikëpagesës.

Qytetarë të shumtë po shfrytëzojnë rrugë alternative për të arritur në vendin e synuar./TV21

Trending