Trendy

Tetovë – Rrahje dhe përplasje me veturë pranë “Pazarit të Grave”, viktima 49-vjeçar nga Xhepçishti

Para 9 muaj

Një incident i dhunshëm është regjistruar më 26 qershor në zonën e tregut të grave në Tetovë. Rreth orës 14:00, N.S. (49) nga fshati Xhepçisht ka raportuar në polici se është goditur fillimisht me veturë dhe më pas është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe policia po punon për identifikimin e sulmuesit dhe zbardhjen e plotë të incidentit. Sipas raportimeve paraprake, viktima ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa për momentin nuk ka të dhëna nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo pasojë e ndonjë konflikti momental në trafik.

Trending