Mbrëmjen e 28 qershorit 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “B. Gjinovski” në Gostivar, policia arrestoi një shtetase turke 24-vjeçare, me inicialet U.N., e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në një incident të dhunshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së njëjtës ditë.
Sipas raportit zyrtar, rreth orës 02:45, ajo ka hyrë në një banesë në Gostivar dhe është sjellë në mënyrë jashtëzakonisht agresive, duke kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht një vajzë vendase, B. Sh. (24). Viktima ka raportuar rastin në polici, pas çka janë ndërmarrë masat e duhura për ndalimin e të dyshuarës.
Policia informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal për dhunë dhe kërcënim.










