Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, në një intervistë ekskluzive për RTK Speciale ka dhënë një sërë deklaratash të forta që prekin përfaqësimin, barazinë gjuhësore, reformat institucionale dhe korrupsionin e trashëguar nga e kaluara.
Fetai ka cilësuar si “historik” ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që sipas tij është dashur të miratohej që në vitin 2003, por BDI nuk e kishte lejuar deri më sot:
“Ky ligj është historik, pasi për herë të parë definohet në ligj përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe parashihen mekanizma për krijimin e një trupi koordinues i cili do të kryesohet nga një zëvendëskryeministër. Si pjesë e këtij ligji, parashihet që të shpërndahen në mënyrë proporcionale më institucionet e vendit”.
Ai është ndalur edhe te diskriminimi etnik në institucione:
“Po tentojmë t’i zbehim institucionet monoetnike duke punësuar shqiptarët. Kjo vlen edhe për institucionet tjera, si të kulturës apo në Akademinë e Shkencës dhe Artëve. Pra, ne do të stopojmë konkurse ku konstatojmë se ka mbi përfaqësim të ndonjë etnie. Ne kemi probleme të theksuara nga qeverisja e BDI-së, ku shqiptarët janë rekrutuar në shkallën më të ulët të Administratës bashkëpunëtor i ri”
Sa i përket gjuhës shqipe, Fetai ka zbuluar prapaskenat. Sipas tij BDI dhe LSDM e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias. Më pas e kthyen në propagandë sikur po humb gjuha shqipe.
“Nga disa subjekte janë dërguar ankesa në Gjykatën Kushtetuese, ku për 5 vjet ankesat i kanë mbajtur në sirtarë dhe nuk i kanë shtjelluar. Nga Gjykata Kushtetuese u bë një show dhe BDI propagandoi se po humbet gjuha shqipe. Por kjo nuk ishte e vërtet, pasi ne edhe punuam në backround”.
Në aspektin e investimeve, Fetai solli akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, dhe duke potencuar se brenda mandatit do të përfundojnë projektet madhore: autostrada Shkup-Bllacë, rruga Prizren-Tetovë dhe kampusi universitar “Nënë Tereza” me 34.5 milionë euro.
“Rruga Prizren-Tetovë, autostrada Shkup-Bllacë do të përdunojnë brenda këtij mandati. 34.5 milionë euro për kampusin universitar Nënë Tereza, që kurrë nuk ka ndodhur në kohën e BDI-së. 20 milionë euro investojmë në sheshin Skënderbeu për parkingjet në kate. Komunat tona nuk kanë kapcitet për të dorëzuar projekte sa janë duke u lëshuar fonde prej qeverisë. Ne po ia rregullojmë kanalizimin në Zajaz të Ali Ahmetit i cili për 22 vite nuk e ka bë. BDI ka vjedhë edhe në kanalizimin e Zajazit”.
Në fushën e luftës kundër korrupsionit, Fetai prezantoi një plan vjetor për 2025 me katër shtylla thelbësore:
“Hartuam plan vjetor për vitin 2025 që është i qassëshëm për të gjithë. Ky plan bazohet në katër shtylla: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizim i kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme, transparenca dhe qasja në informacion për qytetarët dhe mediumet dhe dialogu strategjik me shoqërinë civile”.
Edhe pritjet në kufi, sipas tij, tashmë janë pjesë e së kaluarës:
“Nuk ka më radhë në kufi siç kishte më parë, deri në dy orë. Tani pritja më e madhe është 10-15 minuta. Kjo rrjedhë si rezultat i marrëveshjeve që kemi nënshkruar me Kosovën. Në këtë sistem do të bëhet edhe vendkalimi kufitar Belanocë-Stançiq”.










